Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjermania po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm

Edhe Gjermania po shqyrton mundësinë e vaksinimit me detyrim për gjithë popullsinë. Mediat gjermane shkruajnë se kjo masë po diskutohet për t’u përfshirë në paketën e re të masave për reduktimin e shifrave të larta të infektimeve. Masa propozohet nën shembullin e Austrisë nga Olaf Sholc, Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Një tjetër alternativë është edhe vendosja në karantinë e të pavaksinuarve, të cilëve së shpejti mund të mos u shërbehet as në farmaci. Synohet ashpërsimi i masave pasi kapacitetet spitalore janë në prag kolapsi në shkallë kombëtare.

Autoritetet thonë se janë pikërisht të pavaksinuarit, ata që po dynden në pavionet e terapisë intensive. Situata kritike është në rajonin e Bavarisë, ku pacientët po dërgohen edhe drejt Italisë e vendeve të tjera fqinje.

Vaksinime me detyrim për kategori të ndryshme të popullsisë po shqyrtojnë edhe vende të tjera europiane. Ndërsa Gjykata federale e Misurit në Shtetet e Bashkuara e shpalli të jashtëligjshëm urdhrin e Presidentit Joe Biden për vaksinimin me detyrim të stafit mjekësor në gjithë vendin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë