Ekspertët po këshillojnë rregullisht që të mos harrojmë domethënien e aktivitetit fizik.
Ecja është aktiviteti fizik më i vjetër i njeriut dhe është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin tonë.
Shkencëtarët konfirmojnë se është një nga ushtrimet më të mira për të parandaluar shtimin e peshës, dhe të ndjeheni më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të lumtur.
Ajo ka ndihmuar njerëzit të kontrollojnë peshën e trupit dhe të rrisin jetëgjatësinë e tyre që nga fillimi i kohës.
Këtu janë gjashtë përfitimet shëndetësore të ecjes:
- Mund të luftojë sëmundjet kronike siç janë sëmundjet e zemrës, artriti dhe diabeti.
- Ecja është një mënyrë e lirë, efektive dhe e thjeshtë për të mbajtur një formë të mirë fizike dhe për të përmirësuar funksionimin muskulor, të zemrës dhe hormonalit.
- Ecja është një mënyrë tepër efektive për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Një ushtrim i thjeshtë për tu mbajtur në këmbë, ka një rrezik të ulët për të shkaktuar lëndime dhe nuk shkakton rraskapitje në krahasim me stërvitjet më intensive.
- Ul rrezikun e goditjeve në tru, sëmundje koronare të zemrës dhe sulme në zemër.
- Ecja është një mënyrë natyrale për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të luftuar depresionin dhe ankthin.
- Ecja është një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar kundër gravitetit, pasi detyron kockat të bëhen më të forta për të vazhduar të mbështesin peshën e trupit dhe ul rrezikun për fraktura ose osteoporozë, raporton “Natural Solutions Magazine”.