Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në fshatin Budrigë e ulët të Parteshit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.