Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia edhe ekipet mjekësore që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore ku këta të fundit kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.