Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjendet pa shenja jete një foshnje, ndërsa nëna në gjendje jo të mirë shëndetësore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ëma e foshnjës është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Prizren 14.03.2022-NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete trupi i një foshnje. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore e ëma e foshnjës është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë