Një person ka raportuar se në dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:50, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në njoftim, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.