Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Gjendet e vdekur një grua në banesë në Prishtinë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një grua tjetër është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:31 në rrugën “Jakov Xoxa”.

Siç theksohet në raport, mjeku e ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Arkiva

Kategoritë