Është gjetur 26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.
Lajmin për gjetjen e 26-vjeçares, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, transmeton portali Info.
Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligsht me shëndet”, shkruan Tahiri.
Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konfirmuar lajmin për gjetjen e Egzonës.
Ai ka shkruar në Facebook, se tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.
“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.