Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Gjatë gjithë javës në Kosovë do të dominojë mot me diell

Java vijuese mbi vendin tonë po paraqitet me kushte të motit relativisht të qëndrueshëm. Do të dominojnë më shumë intervale me diell, derisa orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

Reshjet më të shpërndara mund të shfaqen sot të shoqëruara edhe me bubullima.

Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25 C.

Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.

Cilësia e ajrit kryesisht do të mbetet me indeks në vlera të pranueshme.  Orëve të pasdites vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtyn indeksin të kaloj në vlera mesatare të ndotjes.

Arkiva

Kategoritë