Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve mund të tregojë mungesë të vitaminës C

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve, është shenjë e gingivitit, fazë e hershme e sëmundjes parodontale, dhe mund të jetë tregues i mungesës së vitaminës C në trup

Hulumtimi është botuar në revistën mjekësore “Nutrition Reviews”.

Ekspertët i kanë ekzaminuar 15 studime të botuara që përfshijnë 1.140 persona të shëndetshëm, si dhe të dhëna për shëndetin dhe ushqimin e 8.210 personave që janë marrë në studimin e bërë nga Qendra Amerikane e kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve, shkruan “US News”, përcjell Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se nivelet e ulëta të vitaminës C në trup kanë lidhje me një rrezik në rritje të gjakrrjedhjes së mishit të dhëmbëve dhe kanë konstatuar që rritja e marrjes së vitaminës C mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës C për të rriturit është 90 miligramë, ndërsa ekspertët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të pasura me vitaminë C, si lakër jeshile, portokall, speca dhe kivi, ose marrja e suplementeve ditore të vitaminës C nga 100 deri në 200 miligramë.

Gjithashtu, ata paralajmërojnë se duhet të konsultoheni me dentistin tuaj nëse mishrat e dhëmbëve ju rrjedhin gjak gjatë larjes ose pastrimit të dhëmbëve me pe. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë