Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Gazetari Arben Manaj tregon përvojën e babait të tij 83-vjeçar që u vaksinua kundër koronavirusit

Gjysmë milionë të moshuar dhe punonjës të shëndetësisë janë vaksinuar deri më sot në Britani, vendi i parë që e filloi vaksinimin ndaj koronavirusit.

Vetëm tre veta në mbarë botën kanë pasur reagime ndaj vaksinës, për shkak të alergjive të rënda që këta pacientë kanë pasur më parë.

Korrespodenti i Top Channel në Londër, Arben Manaj, na sjell përvojën e tij personale, me babin e tij 83-vjeçar, i cili të dielën në mbrëmje bërë vaksinën e Covid-it, duke na sjellë pamje dhe procedurën e vaksinimit, e cila ka shkaktuar mjaft debate dhe dyshime.

“Përkundër pasigurisë, nëse do mund të lejoheshim të filmonim, qoftë edhe për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit, ku të dielën arriti shifrën më të lartë të infektimeve në Britani, që ku filloi pandemia, me 36 mijë të infektuar në një ditë, në klinikën mjekësore na pyesin për sëmundjet e mundshme, si alergjitë, apo nëse babi merr ilaçe për hollimin e gjakut, na drejtojnë menjëherë tek dhoma e mjekes, e cila konfirmon sërish këto patologji dhe menjëherë bën vaksinën, një procedurë mjaft e thjeshtë, e cila në paralajmëron se mund të ketë dhimbje krahu dhe lodhje për disa orë.

Pasi na drejtojnë në një sallë tjetër pritje, për të pritur 15 minuta, për të parë nëse do të ketë reagime organizmi ndaj vaksinës, na jepet orari dhe data e takimit për procedurën e dytë, pas tre javësh”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë