Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Fytyrat publike me famë botërore që fituan betejën me COVID-19

Të famshmit  nëpër botë që kaluan koronavirusin

Viti 2020, në pjesën më të madhe të tij, do të mbahet në mend si ndër periudhat më të vështira në dekadën e fundit, e ndoshta edhe më gjerë.
Ishte pikërisht ky fillim vit i cili shënoi pikënisjen e pandemisë COVID-19 e që vazhdon edhe sot.

Përmbi 21 milionë të infektuar dhe afro një milion të vdekur, është ky  bilanci dëmeve të shkaktuara në jetë njerëzish nga koronavirusi deri më tani.

Padyshim se valës së infektimeve nuk kanë mundur t’i ikin as figurat e famshme nëpër botë. Dikush madje nuk arriti t’i mbijetonte këtij virusi, e pjesa tjetër, me jo pak vështirësi, ia hodhën paq me sëmundjen.

Personalitete nga fusha e sportit, muzikës dhe politikës janë vetëm disa nga të prekurit. Më poshtë gjeni dhjetë figurat e famshme që e kaluan virusin dhe historitë e tyre rreth mënyrës se si e kaluan atë.

  1. Mikel Arteta (trajner futbolli)

Jo shumë nga shfaqja e pandemisë në Europë, ishte Mikel Arteta ai që u infektua. Spanjolli ishte ndër të parët që u shënua me koronavirus nga bota e sportit. Për trajnerin e skuadrës angleze të Arsenalit, periudha që po kalonte në vetizolim nuk ishte fare e lehtë, qoftë nga aspekti shëndetësor fizik, qoftë gjendja emocionale.

“Simptomat fillova t’i ndjej pas një thirrjeje nga drejtuesit e klubit se ne mund të jemi ekspozuar para virusit. Që prej atij momenti… nuk e di ndjeva diçka brenda meje dhe doli se e kisha virusin. Në atë çast fola me doktorin dhe i thashë të më drejtonte në shtëpi”, u shpreh 38- vjeçari.

“Në kuptimin e simptomave, ishte një virus normal për mua. I kisha tre-katër ditë të këqija me temperaturë dhe kollë të thatë, kisha pak probleme me shpinë. Kaq ishte. Vështirësia ishte se unë kam tre fëmijë në shtëpi, kam gruan. Falë Zotit, ata nuk u infektuan”, shtoi tutje tekniku.

“Tashmë jam tërësisht i shëruar dhe kërkoj nga të gjithë të kenë kujdes. Ne nuk po jetojmë në ditë normale, prandaj ju lus të kujdeseni për veten dhe më të vjetrit”, ishin fjalët përfundimtare të Artetas për kanalin zyrtar të Arsenalit.

  • Paolo Dybala (lojtar futbolli)

As ylli i skuadrës italiane, Juventus, Paolo Dybala nuk pati momente pozitive gjatë kohës si i izoluar. Argjentinasi shpalos mënyrën se si i vëreu simptomat e deri te momenti i shërimit.

“Lodhesha shpejt kur isha duke trajnuar. Kisha probleme me frymëmarrje dhe e pamë se diçka nuk shkonte, ku pasi bëra testin dola pozitiv”, shpjegon argjentinasi

“Prej aty kisha shumë simptoma si: kollë, temperaturë, lodhje dhe kur flija ndjeja shumë të ftohtë”, vazhdoi tutje 28-vjeçari.

“Absolutisht nuk ishte një virus i lehtë, prandaj ju bëj thirrje për kujdes”, përmbylli ish-lojtari i Palermos për BeIN Sports .

  • Boris Johnson (kryeministër i Britanisë së Madhe)

Sëmundjes së COVID-19 nuk i shpëtoi as lideri energjik i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.  Britaniku njëherësh është ndër njerëzit që ka bërë bujë më së shumti pas sëmundjes.

“Isha i izoluar dy javë. Simptomat tjera pas ditës së shtatë më kaluan, pos temperaturës. Ne do të mundohemi që ta luftojmë sa më shumë këtë sëmundje. Kujdesuni për veten tuaj”, ishin fjalët e Johnsonit gjatë një live të organizuar drejtuar popullit.

Boris Jonhson u infektua në mesin e muajit mars, muaj ky kur pandemia filloi të shpërndahej gjerësisht nëpër Evropë.

  • Tom Hanks dhe 5. Rita Ëilson

Edhe aktorët e dashur amerikanë, Tom Hanks dhe Rita Ëilson, ishin në listën e të infektuarve të koronavirusit. Dyshja, të cilët janë edhe çift bashkëshortor, lajmin e bënë të ditur me 11 mars në llogarinë e rrjetit social, Instagram.

Ishte Hanks ai që, përmes një shkrimi në llogarinë e tij, tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë të prekur nga pandemia.

“Ne kemi qenë në siklet për më shumë e dy javë dhe kemi pasur simptoma të ndryshme. Gruaja ime humbi shijen dhe aromën e ushqimeve. Ajo kishte vjellje të forta, ethe dhe temperaturë më të lartë se unë.”  theksoi Tom Hanks

  • Pink

COVID-i kaloi edhe nga muzika. Ishte këngëtarja Pink njëra ndër të prekurat nga kjo sëmundje.

Amerikanja nxjerr në pah përjetime të rënda rreth mënyrës se si e ka kaluar ajo me djalin dhe bashkëshortin e saj këtë sëmundje.

Këngëtarja, përmes një lidhjeje live në instagram, tregon se kishte net kur ka qarë nga simptomat dhe nga mungesa e përballimit të tyre.

“Ishim me të vërtetë të sëmurë. Biri im, Jameson, dhe bashkëshorti vuanin po ashtu. Kishte net edhe kur kemi qarë. Është paksa qesharake, por nuk e mbaj mend të jem lutur ndonjëherë aq shumë” , përfundoi Pink e përlotur.

  • Kristofer Hivju

Më 16 mars të këtij viti, u diagonstifikua me koronavirus edhe aktori norvegjez, Kristofer Hivju. Ishte vetë aktori që e bëri të ditur lajmin përmes një fotoje në instagram.

Aktori i njohur i serialit Game of Thrones tregon se nuk pati shqetësime të mëdha, përveç  një të ftohure të vogël, duke iu kërkuar të gjithë ndjekësve të tij që të kenë kujdes.

“Së bashku mund ta luftojmë virusin. Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe mbajeni distancën” ishin fjalët e Hivju të shoqëruara me foton e tij së bashku me gruan.

  • Rachel Mattheës

Aktorja në fjalë merr pozicionin e këshillueses, pas eksperiencës me COVID-19. Mattheës u diagonstifikua më 15 mars të këtij viti me koronavirus. Tashmë, pas vështirësive që kaloi, ajo iu drejtohet dashamirëve të saj se mund ta pyesin gjithçka rreth kësaj sëmundjeje.

“Tashmë jam mirë, por do i postoj disa informacione të dobishme për njerëzit e prekur. Ndjehuni të lirë të më pyesni çkado”, shkroi ajo në InstaStory.

  • Charlotte Laërence

Më 17 mars, këngëtarja mori lajmin se edhe ajo doli pozitiv me koronavirus. 19-vjeçarja e hitit “Jokes on you”  pasi e provoi vetë sëmundjen dhe e kaloi atë, u kërkoi fansave të saj të paijisen me informatat më të reja për virusin, pasiqë, sipas saj, është shumë me rëndësi në këtë kohë të kuptojmë se si të ruhemi nga virusi.

  1. Mëana FA

Reperi nga tanzania, Tëana FA,  rezultoi po ashtu me koronavirus. Në mes lajmit se doli pozitiv me COVID, reperi apeloi te ndjekësit e tij të kenë kujdes për veten edhe njëri-tjetrin, pasi virusi është shumë i rrezikshëm.

Reperi e kaloi virusin pas dy javësh pa ndonjë problem të theksuar shëndetësor.

Theksojmë se pandemia e COVID-19 është përhapur në të paktën 188 vende dhe territore, numri i vdekjeve në të gjithë botën nga virusi COVID-19 arrin në më shumë se 776 mijë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë