Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Funksionalizohet shërbimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional të Prizrenit

Gjatë ditës së sotme u funksionalizua shërbimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Në përurimin e Rezonancës Magnetike (MRI) në Spitalin Rajonal të Prizreni mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja, znj. Emilija Rexhepi dhe Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, ku u pritën nga drejtoresha e këtij spitali, znj. Narqize Arënliu- Hoxhaj.

Pas Spitalit Rajonal të Pejës dhe Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë, Spitali Rajonal i Prizrenit bëhet institucioni i tretë shëndetësor që pajiset me aparaturë të Rezonancës Magnetike brenda një periudhe njëvjeçare.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti theksoi se angazhimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së tyre, do të jetë i vazhdueshëm.

“Sistemi dytësor po forcohet e kjo ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në secilin regjion të vendit. Fokusi ynë si Qeveri është investimi i aparaturave moderne, duke përfshirë edhe spitalet regjionale”, theksoi Kryeministri Kurti.

Ndërsa, Ministri Vitia theksoi se me funksionalizimin e kësaj rezonance, do të ulët lista e pritjes në minimum dhe se nga ky shërbim i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kukësit.

Pasi që janë adaptuar hapësirat dhe sigurimi i të gjitha procedurave, kjo pajisje u funksionalizua dhe se qytetarët e kësaj zone regjionale nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për të realizuar një procedurë të tillë. Me këto investime po u mundësohet pacientëve tanë qasje më e lehtë në shërbime shëndetësore.

Me rastin e përurimit të MRI-së, në vlerë prej 908.653 EUR, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Berisha dhe Drejtori i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë