Me propozimin e Kryetarit të OSK-së, Këshilli Drejtues ka emëruar Këshillin e ekspertëve profesional në përbërje prej:
1. Prof.Asoc. Dr. Ferit Koçani – kryesues
2. Prof.Dr. Agim Begzati- anëtar
3. Prof.Ass.Dr. Ali Gashi-anëtar
4. Prof.Ass. Dr. Ngadhnjim Domi- anëtar
5. Prof.Ass. Dr Jeta Kelmendi-anëtar
6. Dr.sc. Kastriot Meqa- anëtar
7. Dr. Merita Brovina-anëtar
8. Dr. Nora Berisha-anëtar
Ky këshill nëpërmjet konsultave, informacioneve, opinioneve dhe shërbime të tjera do të ndihmojë organet e OSK-në të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me :
– Përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit si dhe kujdesin për ruajtjen e autoritetit të tyre në pajtim me etikën profesionale;
– Promovimin dhe mbrojtjen e aktiviteteve të profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike dhe private;
– Hartimin e strategjive, politikave dhe problematikave kryesore, zgjidhja e të cilave ka rëndësi në procesin e veprimtarisë së ushtrimit të profesionit të anëtarëve të OSK-së.
Në këtë drejtim, ky Këshill duke parë paqartësitë dhe konfuzionet e krijuara në disa institucione në lidhje me përgjegjësitë dhe detyrat e doktorëve të stomatologjisë dhe profileve specialistike të stomatologjisë ka filluar punën në hartimin e një dokumenti/manuali mbi ndarjen e detyrave në mes profileve stomatologjike, i cili dokument pastaj do të diskutohet në Këshillin Drejtues dhe në Kuvendin e OSK-së për miratim, dhe në fund do ti paraqitet Ministrisë së Shëndetësisë si udhëzues për veprim.
Në dispozicion të këtij këshilli, kur është e nevojshme, vihen ekspert që kanë dijeni për një fushë specifike.