Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Flet anesteziologu që u sulmua: U godita në kokë por vazhdova me reanimu pacientin

Anesteziologu Valon Kadriu është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme nga një familjar i një pacienti në Klinikën Infektive.

Gjatë kësaj kohe, Kadriu gjendej në klinikë duke u kujdesur për pesë pacientë.

Ai ishte thirrur me urgjencë për t’u përkujdesur për një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më kanë thirr me urgjencë sepse isha vetëm unë si mjek në intensivë. Puna ime është në intensivë e jo në repart. Por unë shkova për ta ndihmuar pacientin”.

“Sapo hyra në dhomë u godita nga pala mbrapa kokës dhe në fytyrë. Përkundër goditjeve që morra dhe gjakderdhjes, unë vazhdova reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka treguar ngjarjen anesteziologu dhe intensivisti, shkruan Gazeta Shneta

Ai ka treguar se nga goditja ka pësuar frakturë të hundës dhe sot po merret me trajtimin. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Përvec anesteziologut, gjatë ditës së djeshme është sulmuar fizikisht edhe një infermiere.

Sulmi ndaj tyre është dënuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Infermierëve të Kosovës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe Asociacioni i Anesteziologëve të Kosovës

Youtube

Arkiva

Kategoritë