Shumë ekspertë pajtohen se pozicioni i gjumit në shpinë është më i shëndetshmi për trupin e njeriut
Edhe pse ky pozicion rrallë i përshtatet dikujt, fatlumët janë ata që janë mësuar të flenë në shpinë.
Rekomandohet që qafa, koka dhe pjesa e sipërme e gjoksit të ngrihen pak gjatë këtij pozicioni.
“Ky pozicion siguron pushimin më të mirë për shpatullat dhe shpinën, të cilat janë më të tensionuara gjatë ditës, dhe gjithashtu ndihmon në rrjedhën e duhur të thartirave, sepse në këtë rast ato nuk kthehen përsëri në ezofag”, thonë ekspertët.
Nëse doni të mësoni të flini në shpinë dhe ta përfshini këtë pozicion në rutinën tuaj të gjumit, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.
Gjumi në këtë pozicion mund të mos jetë fort i rehatshëm, por nëse keni probleme të cilat do t’i listojmë në vijim, mund t’i jepni një shans.
I njohur si gjumi në shpinë, ky pozicion ofron një mori përfitimesh shëndetësore që mund të mos i keni marrë parasysh, si për shembull:
▪ mbajtja e shtyllës kurrizore në një linjë
▪ reduktim të dhimbjeve të kokës nga tensioni
▪ zvogëlim i presionit në gjoks
▪ lehtësim të sinuseve
▪ parandalim të rrudhave dhe acarimit të lëkurës