Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fisnik Ismaili pozitiv me koronavirus

Ish deputeti, Fisnik Ismaili, ka bërë të ditur që tash e 10 ditë është infektuar me koronavirus.

‘Heuuu, tek masi m’ra covidi e kuptova sa njeri e kish pasë, e s’ka kallxue. Tuj mos kallxue, zatën, edhe është çkepë kështu. Nuk është marre me kallxue, joh!

Përndryshe unë jam mirë deri tash, u banë nja 10 ditë që jam izolue, marre s’po më vjen edhe i kam lajmërue ata pak njerëz me të cilët kam pasë kontakt pak ditë para simptomave.

Me i paralajmërue njerëzit është me rëndësi, që me ia parapri secili edhe shpërndamjes, edhe kujdesit për me e evitue ndoj komplikim eventual. Kujdesuni për njani-tjetrin, se jo krejt po e kanë fatin me e kalue lehtë!

Shnet e dashni’, shkruan Ismaili në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë