Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Fergesë me speca me gjizë

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare, një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju hapë oreksin për ta provuar menjëherë.

PËRBËRËSIT:
500 g speca
4 domate
1 qepë
2 hudhra
300 g gjizë
Vaj ulliri
Trumzë
Kripë
Piper

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim specat në copa, gjithashtu edhe qepë, hudhrën dhe domatet pasi u kemi hequr lëkurën në ujë të nxehtë. Në tigan kaurdisim specat me pak kripë dhe më pas i heqim nga tigani, po aty shtojmë qepën , kripë, piper, domaten dhe trumzë. E ziejmë disa minuta dhe në fund shtojmë gjizën dhe specat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë