Sht, Kor 20, 2024
Banner Top
Banner Top

Studiuesit raportojnë se gratë që janë mbipeshë ose kanë obezitet në moshën 14 ose 31 vjeç kanë një rrezik në rritje për të pasur një goditje ishemike para moshës 55 vjeçe.

Ata vunë në dukje se burrat që janë mbipeshë ose kanë obezitet në moshën 14 ose 31 vjeç nuk kanë një rrezik në rritje të goditjes me bazë mpiksje shkruan burimi Medical News Today.

Mes tjerash, ata shtojnë se humbja e peshës pas viteve të adoleshencës nuk eliminon rrezikun e shtuar të goditjes në tru.

Femrat me peshë të tepërt në moshën 14 ose 31 vjeç mund të kenë një rrezik në rritje për të pasur një goditje ishemike para moshës 55 vjeçe, sipas një studimi të botuar në revista “Stroke”.

Në studimin e kryer në Finlandë, studiuesit shikuan të dhëna afatgjata nga pjesëmarrësit në Kohortën e Lindjes së Finlandës Veriore të vitit 1966, i cili regjistroi më shumë se 12,000 gra shtatzëna nga dy provinca veriore të Finlandës dhe tani ndjek më shumë se 10,000 pasardhës të tyre.

Studiuesit ndoqën pjesëmarrësit që nga lindja dhe përdorën informacionin e tyre shëndetësor në studime të shumta kërkimore.

Rreth 1 në 20 pjesëmarrëse kishin një goditje të shkaktuar nga mpiksja ose sulm ishemik kalimtar (TIA) gjatë periudhës mesatare të ndjekjes prej 39 vjetësh pas vlerësimit në këto mosha: 14 vjeç dhe 31 vjeçe. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë