Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmijët refuzojnë detyrat e shtëpisë? Ja zgjidhja!

Fëmijët tuaj refuzojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë?

Kjo më së shpeshti ndodhë për shkak të lodhjes e humbjes së përqendrimit të të vegjëlve tuaj.

Por tani duket që ka një zgjidhje për këtë problem.

Gjumi I mesditës, duket që është ilaç për të gjithë fëmijët “përtac”.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Delaware, këshillohen të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët të flenë gjatë ditës, pasi konsiderohet një veprim shumë i rëndësishëm në këtë fazë para adoleshencës.  

Është normale që pas dreke të duam të flemë gjumë, por kjo është më e theksuar te fëmijët.

Studiuesit shpjegojnë se nëse fëmijët flenë pasdite rreth orës 16:00, për 30-60 minuta, atëherë ata do të jenë më të vëmendshëm dhe kujtesa e tyre do të përmirësohet shumë.

Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët që flenë ditën janë të prirur të kenë gjumë më të rehatshëm gjatë natës.

Studime të tjera kanë provuar se mungesa e gjumit shkakton efekte negative tek të gjithë, por kryesisht tek fëmijët si depresion, ankth, vetëbesim të ulët dhe luhatje humori.

Problemet e gjumit në fëmijëri, në raste ekstreme, janë të lidhura dhe me mendime për vetëvrasje në adoleshencë, prandaj është e rëndësishme t’i inkurajoni fëmijët të flenë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë