Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë suprizohen nga “superheronjtë” e tyre

Fëmijët e klinikës së Pediatrisë në QKUK janë suprizuar sot nga “superheronjë” e tyre.

Alpinistë nga klubi Prishtina janë veshur si “superheronjë” të filmave të animuar, e janë lëshuar me litarë në dritaret e klinikës së Pediatrisë, kështu duke befasuar fëmijët. Këta të fundit me padurim përshëndesnin “superheronjtë” e tyre.

Kjo iniciativë e cila sot ka lumturuar fëmijët është ndërmarrë nga Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina.

Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas organizatorëve, është sensibilizimi dhe mbledhja e fondeve për nevojat e fëmijëve.

Arkiva

Kategoritë