Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Fauci: Pandemia do të përfundojë, por kjo varet nga ne

Epidemiologu i ShBA, Anthony Fauci, ka thënë se situata pandemike do të fundojë, por kjo varet nga njerëzit.

Ai ndër të tjera shpjegoi rëndësinë e vaksinimit në “mbylljen” e pandemisë.

Pak para fillimit të udhëtimeve masive në Shtetet e Bashkuara për Ditën e Falënderimeve më 25 Nëntor, kur një numër i madh amerikanësh udhëtojnë tradicionalisht nëpër Shtetet e Bashkuara për drekë, duke ngrënë gjelin e detit me familjet e tyre, specialisti i sëmundjeve infektive theksoi vlerën e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, në pritje të Krishtlindjeve, Fauci theksoi përgjegjësinë individuale dhe nevojën për të përdorur një maskë.

Në fund të fundit, Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka argumentuar se vetëm vaksinat nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar koronavirusin. Armët janë edhe distanca sociale, si dhe përdorimi i maskës.

“Pandemia do të marrë fund. Ne nuk do ta përjetojmë këtë situatë pafundësisht. Fundi na takon neve. Sa më e suksesshme të jetë fushata e vaksinimit, me dozat përforcuese, aq më shumë do të mbrohemi. Ky është mesazhi im për publikun”, tha ai.

Arkiva

Kategoritë