Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Familja Nikqi nga Peja dëbohet nga shtëpia – Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” kërkon një strehim për ta

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, ka njoftuar se familja Nikqi nga Peja është dëbuar sot nga shtëpia.

Në njoftimin e bërë nga ky fondacion, thuhet se kryefamiljari është i sëmurë nga mëlçia dhe se ka një djalë të sëmurë.https://e471bfb41fd73f93fa88dd004df368b0.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Tutje, në njoftim kërkohet nga qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e një banimi, ndërsa bëjnë të ditur se qiraja do të paguhet për një vit nga fondacioni.

“Dëbohet familja Nikqi nga shtëpia gjendja shumë e rëndë. Familja pesë anëtarësh Nikqi në Pejë janë dëbuar nga Habitati sot, të gjitha sendet e shtëpisë i kanë lënë jashtë për shkak se shtëpia ku ka qëndruar është pronë e një serbi dhe është blerë nga dikush. Kryefamiljari Rexhep Nikqi është i sëmurë nga mëlçia, dhe një djalë e ka të sëmurë andaj na duhet që sa më parë të gjejnë banim së paku përkohësisht ku fondacioni do të merr përsipër pagesën e qiras për një vit”, thuhet në njoftim.

Arkiva

Kategoritë