Familja Jonë, në bashkëpunim me Fondacionin Margarita Kids, kanë realizuar një aksion bamirësie duke shpërndarë dhurata, paketa ushqimore dhe paketa higjienike për familjet dhe institucionet në nevojë.
Ky aktivitet përfshiu vizita dhe ndihma në disa lokacione, përfshirë Shtëpinë e Pleqve në Istog, një familje në Terstenik të Drenasit, dy familje në Prizren, si dhe një familje në Gjurakovc.
Qëllimi i këtij aksioni ishte të ofrohet mbështetje konkrete për familjet që përballen me vështirësi ekonomike, si dhe të përcillet mesazhi i solidaritetit dhe kujdesit shoqëror.
Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synim ndihmën ndaj sa më shumë familjeve në nevojë.

















