Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Falet namazi i parë i Fitër Bajramit në Ajasofja, pas 87 viteve

Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas pas 87 viteve, raporton Anadolu Agency.

Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

Namazi u fal në kuadër të masave të coronavirusit të ri (COVID-19) brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexuan pjesë nga Kur’ani pas namazit të sabahut.

Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbaş, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.

Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.

Xhamia Ajasofja u rihap për adhurim më 24 korrik 2020.

Youtube

Arkiva

Kategoritë