Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se është arritur shuma e kërkuar për trajtimin shëndetësor të policës Visare Hyseni.
Policja në fjalë ishte diagnostifikuar me sëmundjen leukemi akute dhe për shërimin e saj nevojiteshin 155 mijë euro.
Me arritjen e shifrës së kërkuar, Adnani njofton se është mbyllur kjo iniciativë humanitare.
“Visare unë vetëm jam mundu që pak për ty me kontribu, shokat me kanë ndihmua, kombi shqiptar më ka besua e ty të kanë ndihmua. Visare tash ti lufto për ne, për familjen, uniformen, kolegët dhe krejt kombin. Ne besojmë se je me e fort se sëmundja e pabesë dhe të presim triumfuese me emër Zotit”, ka shkruar Adnan Hyseni në Facebook.
“Për fund duke ju falënderua secilit BAMIRES veç e veç me lejoni të ju informoj se po e mbyll sot iniciativën humane duke e arrit shumën e nevojshme (155.000€) e gjithashtu ju informoj se te gjitha te hollat cent për cent nga dita e parë deri me sot ku edhe po e mbyllim këtë iniciativë humane janë pranua vetëm nga familja e pjesëtares se Policisë së Kosovës (Visares)”, ka shkruar më tej humanisti Adnan Hyseni.