Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
” Evropiani i Vitit 2022″, u shpall Fahrije Hoti në Kosovë

Nga pesë të tjerë të nominuar nga Zyra e Bashkimit Evropian për “Evropiani i Vitit 2022”, Fahrije Hoti është zgjedhur fituese me më së shumti pëlqime nga publiku.

Të nominuar për “Evropiani i Vitit 2022”, ishin Behare Bajraktari, Fahrije Hoti, Jovana Radosavljeviq, Samir Karahoda dhe Sebahate Hajdini.

Fahrije Hoti ka marrë 6.400 vota, Sebahate Hajdini 4,200 vota, Behare Bajraktari 1,300, Samir Karahoda 638 dhe Jovana Radosavljeviq 170.

Votimi ka përfunduar të mërkurën në orën 17:00.

Ndryshe, ky çmim që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian, jepet për personin që merr më së shumti “pëlqime”.

Çmimi i ndahet individëve, puna dhe arritjet e të cilëve kanë promovuar idenë dhe vlerat evropiane.

Youtube

Arkiva

Kategoritë