Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Evropa proteston kundër kufizimeve COVID-19, protesta janë paralajmëruar edhe në Kosovë

Shumë qytete në Evropë kanë protestuar të shtunën kundër shtrëngimit të masave kundër COVID-19.

Protesta kundër kufizimeve pati në Austri, Zvicër, Kroaci, Itali, Irlandën Veriore dhe Holandë.

Protestuesit u mblodhën kundër kufizimeve të coronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 të kërkuara në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive, si edhe kundër vaksinimeve të detyrueshme.

E protesta kundër masave të reja shtrënguese në Kosovë kanë paralajmëruar edhe bizneset, shkruan Telegrafi. Ata kanë thënë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit.

Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, tha se respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.

“Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat. Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

Bizneset kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohen masat nuk do t’i ndalojnë protestat para Qeverisë.

Kujtojmë se së fundmi në Kosovë janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri të coronavirusit Delta Plus.

Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 7 raste të reja pozitive, kurse është raportuar edhe 1 rast i vdekjes.

Kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Arkiva

Kategoritë