E verdha quhet gjithashtu ngjyrë e diellit, është e ngrohtë dhe besohet se tërheq gjëra të bukura në jetë
Terapia me ngjyra përdor nuancat e së verdhës për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe për t’u dhuruar atyre një ndjenjë lumturie.
Kur bëhet fjalë për enterierin, e verdha krijon një ndjenjë ngrohtësie dhe rehatie, prandaj është bërë shumë e famshme kur bëhet fjalë për lyerjen, transmeton Telegrafi.
Zbukurimi i enterierit me të verdhë është më i vështiri për syrin e njeriut, sepse kjo ngjyrë e hareshme mund të ketë një efekt të kundërt.Kërkimet tregojnë se njerëzit e rrethuar me shumë ngjyrë të verdhë shpesh ndryshojnë humorin e tyre, janë nervozë dhe të zemëruar. Bebet që flenë në dhoma me “shumë diell artificial” qajnë më shumë.
Mobiliet e verdha shkojnë mirë me mure ngjyrë bezhë, ose ndonjë ngjyrë tjetër të butë, kremoze, p.sh. gri e lehtë.
Nëse dëshironi të përdorni nuanca të pasura dhe të ndritshme të së verdhës, le të jenë detaje më të vogla si vazo, llambë, qilim, pasqyrë, orë muri, korniza fotografish ose perde.
Në këtë mënyrë, ju do të sillni gëzim dhe një gjendje shpirtërore më të mirë në shtëpinë që na duhet sot!