Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Është zgjidhja perfekte për këdo që vuan nga rënia e flokëve, ja si të përgatisni serum me hithra

Rënia e flokëve është një proces mëse normal, por nëse vini re se çdo ditë humbni tufa qimesh gjatë krehjes, e jo vetëm, duhet të mendoni seriozisht për një zgjidhje. Përdorimi i tharëses dhe piastrës, dekolorimi apo edhe ekspozimi i tepruar në diell dobësojnë folikulat e flokëve, të cilat si pasojë këputen më shpejt se zakonisht.

Për këtë arsye ju propozojmë të përgatisni një serum për flokët. Vini në zjarr 500 ml ujë dhe lëreni të valojë për 5 minuta. Më pas shtoni një tufe gjethe hithre dhe vazhdoni zierjen për 10-15 minuta të tjera. Më pas filtrojeni dhe shtoni 1 filxhan çaj uthull molle.

Aroma e rëndë mund të mos ju pëlqejë të gjithëve kështu që mund t’i hidhni disa pak vaj esencial. Serumin e mësipërm mund ta përdorni çdo ditë mbi flokë të thatë duke sprucuar pak tek rrënja dhe maja, ose pas dushit duke masazhuar gjithë gjatësinë e flokëve. Do të habiteni me rezultatin.

SHËNIM: Hithra është një depo e vërtetë vlerash ushqyese si : vitaminat A, B dhe C, hekur, silic, kalcium, zink, magnez dhe kalium, acide fenolike, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore etj, që çhelmojnë trupin nga metalet e rënda, parandalojnë formimin e gurëve në veshka, trajtojnë infeksionet urinare, ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe janë një aleat i shkëlqyer për lëkurën dhe flokët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë