Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Është koha e domateve turshi, ky është sekreti që i mban të forta dhe të shijshme edhe pas 1 viti

Kjo recetë u përgati nga goutmaisonde

Stina e dimrit, në traditat tona ka si shoqëruese në shumë receta gjellërash edhe turshitë. Sot do ju prezantojmë si të bëni domatet turshi pa uthull, por me kripë të zezë. 

Përbërësit:
domate jeshile
majdanoz
kopër
hudhra
speca jeshile pikantë (opsionale)
kripë e zezë e trashë
ujë

Përgatitja:
Domatet e lara mirë i presim me thikë në formë çarjeje në 4 vënde ose edhe mund t’i prisni në katërsh. Për çdo kavanoz që merr 1 litër ujë sipër domateve ose 1,5 l ujë tresni 4-5 lugë gjelle kripë e zezë (merr pak kohë të tretet). Përdorni ujë të blerë dhe jo me klor.

Kavanozat sterilizojini para se t’i përdorni në mënyrë që të rrojnë sa më gjatë. Pra për çdo kavanoz domatet e çara ose të prera, tretësirën me kripën e zezë në masat që ju dhashë. Pak kopër, majdanoz dhe hudhra sipas dëshirës. I mbuloni mirë me kapak, i zieni 5 minuta në ujë të vluar dhe i ktheni me kokë poshtë për disa orë t’ju dalë ajri. Domatet e mësipërme i kam bërë që vjet dhe ishin të paprishura dhe të pazbutura. /Living

Arkiva

Kategoritë