Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Ënjtja e këmbëve – Shkaktarët kryesor

Shkruan: Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

Ënjtja e këmbëve është një gjendje shëndetësore që karakterizohet me grumbullim të ujit në këmbë kryesisht nga gjuri e poshtë.

Shkaktarët kryesor të ajtjes së këmbëve janë:

Pamjaftueshmëria e zemrës ose insuficienca e zemrës është kjo një gjendje kur zemra nuk pomon gjakun në mënyrë të mjaftueshme. Kjo gjendje është përfundimi i keq i të gjitha sëmundjet e zemrës nëse ato nuk mjekohen mire dhe me kohë. Në këtë gjendje zemra është aq e dobët sa që nuk mundet në mënyrë adekuate ta pompoj gjakun nëpër tërë organizmin dhe për pasojë ka grumbullimin e ujit në pjesë të ndryshme të trupit si psh në këmbë, bark apo mushkëri. Kjo gjendje përpos që shkakton ajtje të këmbëve shkakton edhe frymëzënje, kollë, lodhje të përgjithshme trupore.

Sëmundjet e veshkave sidomos ato sëmundje që bëjnë të humbin albuminat me urinë.

Qëndrimi i gjatë në këmbë sidomos në ambientet me temperature të larta.

Disa barna si psh ato që përdoren për trajtimin e shtypjes se lart të gjakut. Amlodipina, Nifedipina, Corali etj janë barna të tilla që mund të shkaktojnë ajtje të këmbëve.

Sëmundjet e ndryshme të venave të këmbëve siq janë: Tromboza e venave të këmbëve, venat varikoze, insuficienca e venave të këmbëve.

Sëmundjet e mëlqisë që shkaktojnë prodhimin e pamjaftushëm të albiminave.

Shtatëzania është një gjendje normale kur mund të ajen këmbët për shkak të presionit që bënë beba në venat e këmbëve të nënës

VEREJTJE: Nëse vëreni ënjtje të këmbëve tuaja, ju duhet menjëherë të njoftoni mjekun tuaj i cili do ta zbulon shkatarin e kësaj gjendje dhe varësisht nga ajo edhe trajtimin adekuat.

Arkiva

Kategoritë