Endoskopia është metodë diagnostike gastroenterologjike e domosdoshme për diagnostifikimin e patologjive të traktit tretës dhe si e tillë na nevojitet edhe në rastet e pandemive të ndryshme për të bërë diagnozën gastroenterologjike.
✅ Potenciali i përhapjes së COVID 19 nga objektet dhe sipërfaqet, si dhe rruga fekaloorale është shqetësimi kryesor i njësisë së endoskopisë. Në anën tjetër, lodhja, rraskapitja, mundimi dhe mungesa e përvojës për kriza të tilla si kjo e pandemisë së COVID 19, rrisin mundësinë e gabimeve njerëzore.
✅ Endoskopia vlerësohet si procedurë e rrezikshme për shkak të ekspozimit të endoskopistit ndaj kontaminimit të mundshëm. Viruset, në veqanti mund të përhapen me rrugë ajrore edhe gjatë aerosolizimit të endoskopisë. Në këtë kontest endoskopia duhet të kryhet në dhomë me presion negativ dhe personeli shëndetësor duhet të ndjek masat paraprake të standardizuara. Paisjet mbrojtëse personale duhet të vishen sipas rrezikshmërisë nga e ulët në të lartë. Për më tepër udhëzimet e ASGE & ESGE duhet ndjekur rreptësisht. Të gjitha paisjet përfshirë endoskopët dhe akcesorët tjerë të ripërpunueshëm, duhet të ripërpunohen në një procedurë të standardizuar. Dezinfektuesit që përdoren për këtë qëllim duhet të jenë mykobaktericid, fungicid, baktericid dhe virucidal.
SARS-CoV 2 deaktivizohet lehtësisht nga shumë dezinfektues të përdorur zakonisht dhe nuk ka nevojë për ndonjë qasje shtesë me qëllim dezinfektimi të endoskopëve. Ambienti endoskopik duhet të kete rreze UV dhe ozoni rekomandohet për pastrimin dhe sterilizimin e ajrit dhe sipërfaqes, siç janë paisjet endoskopike, tavolinat e punës, muret e dhomës së ekzaminimit. Meqenëse sipërfaqet mund të jenë burim i mundshëm i infeksionit, pastrimi dhe dezinfektimi i tyre është pikë kyqe. Inventari i endoskopisë mund të ndotet rëndë, për këtë arsye pas çdo ekzaminimi duhet të dezinfektohen plotësisht. Pastruesi me bazë Klori rekomandohet për pastrim të dyshemeve. Për shkak të rrezikut të bartjes ajrore, dhoma endoskopike rekomandohet të mbahet e zbrazët për të pakten një orë dhe për gjysëm ore te dhomat me presion negativ të ajrit para çdo ekzaminimi. Në zonat e shpërthimit të epidemive duhet të kryhet vetëm rastet emergjente. Këto raste përfshijnë gjakderdhjet akute gastrointestinale, trupat e huaj në traktin gastrointestinal, kolangjiti suppurativ. Në zonat epidemike-pandemike kërkesa e mbrojtjes së stafit mjekësor në qendrën endoskopike duhet të arrijnë nivelin e biosigurisë 2( veshja e rrobave të posaçme, maska N95, syze, kapelë, mbulesa të këpucave), dhe për të gjitha llojet e procedurave endoskopike biosiguria e nivelit 3 (PPE, respiratorë, dhoma me presion negativ), mbrojtja kërkohet për të gjitha procedurat endoskopike në pacientët e infektuar ose të dyshuar për SARS CoV 2 dhe për ata me rrezik shumë të lartë të mundshëm.
Burimi: UEG journal./Familja Jonë