Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Endoproteza totale e gjurit dhe simptomat

Proteza e gjurit apo ndryshe e quajtur artroplastika totale e gjurit është intervenim kirurgjik për zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të kockës me nyje artificiale (protezë) që përbëhet nga pjesë plastike dhe metalike.

Gjuri përbëhet nga tri kocka të mbështjellura me kërce kockore. Kërci i shëndoshë është ai që mundëson lëvizjen e gjurit pa dhimbje dhe funksionimin e tij në gjendje normale. Në rastet kur kërci dëmtohet, atëherë dëmtohet edhe mbrojtja e kockave gjë që shkakton që sipërfaqet e nyjës mos të jenë të lëmuara si më parë. Kjo shkakton dhembje në gju dhe përcillet me vështirësi në lëvizje të gjurit.


Kërci mund të dëmtohet nga sëmundjet gjenetike apo edhe nga lëndimet e gjurit. Në fazat e hershme kur shfaqet dhembja mund të aplikohen medikamentet, terapia fizikale apo edhe injeksione në gju. Për arsye se ky problem klasifikohet si problem progresiv që me kalimin e kohës përkeqësohet, është i nevojshëm intervenimi kirurgjik dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara të nyjes me pjesë artificiale, vendosje të protezës.


Si të dimë kur kemi nevojë për intervenim?


Simptomat janë: dhembje të forta në gjunjë dhe në tërë këmbën që nuk qetësohen me metodat konservative, paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, jostabiliteti i gjurit, ënjtja e gjurit dhe mbushja e tij me lëng nyjor deri ne deformim të dukjes së tij janë shenja se pacienti ka nevojë për intervenim.


Në rastin e anashkalimit të simptomave dhe mos intervenimit me kohë në gju, dhembja ashpërsohet duke minimalizuar lëvizjen e gjurit dhe paraqitur dhembje në pjesë të tjera të trupit sikurse te beli, mesi.


Gjithsesi, diagnostifikimi i saktë dhe mënyrat e trajtimit gjithmonë përcaktohen nga ortopedi juaj, gjithnjë duke marrë parasysh karakteristikat individuale të pacientit, gjendjen shëndetësore të përgjithshme, gjininë e moshën.Rezultati më i mirë i vendosjes së protezës është lëvizja e gjurit pa probleme, ashtu sikurse asnjëherë të mos ishte bërë intervenim kirurgjik në të.

Arkiva

Kategoritë