Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Endokrinologu i njohur: “Koronavirusi ka rritur numrin e pacientëve me tiroide, ja si ndikon te shtatzënia”

Endokrinologu Dashamir Gjergji këtë të premte ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka dhënë detaje në lidhje me shtimin e numrit të të sëmurëve me tiroide për shkak të Covid. Mjeku është shprehur se pandemia ka dhënë një ndikim në lidhje me përkeqësimin e sëmundjes së tiroides dhe gjithashtu për shkak të mungesës së komunikimit që pacientët mund të kenë pasur me mjekët. Ndër të tjera ai ka theksuar se sëmundja shpesh është gjenetik,por dhe për shkak të ushqyerjes me produkte që janë pa shumë jod.

“Numri i të sëmurëve me tiroide ka pasur një rritje në periudhën e pandemisë.  Covid ka qenë një faktor ngacmueshmërie për përhapjen e sëmundjes së tiroides, dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e saj. Sëmundjet e tiroides janë sëmundje kronike dhe janë me kurim gjithmonë dhe për shkak të sëmundjes së Covid një gjë e tillë shpesh është lënë pas dore.

Pandemia e ka rënduar situatën e të sëmurëve me tiroiden, për shkak të lëvizjeve të pakta apo të komunikimit të pakët me mjekët dhe së treti kryerja e analizave pasi nëse nuk i zhvillon analizat ndikon për keq. Përdorimi masiv i kordizonikëve ka sjell shtim të numrit të diabetikëve dhe te personat që vuajnë nga sëmundja e tiroides. Teorikisht ka pasur ekzagjerim në përdorim por e gjithë kjo lindi për shkak të frikës dhe panikut nga pandemia dhe përdorimi i kortozonikëve i lehtësonte goxha. Dhënia e këtyre ilaçeve duhet që të jepet nga profesionistë dhe në kohën e duhur me masën e tyre.

Sëmundja tiroide shpesh është gjenetike, ana tjetër është se sa ne jemi kujdesshëm që ta mbajmë të shëndetshme tiroiden, por pa e tepruar. Ushqimet e detit, deri diku produktet shtazore janë ushqimet më të preferuara nga gjëndra tiroide”, tha ai.

Endokrinologu ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq sesi shumë qytetarë nuk e marrin seriozisht nëse kanë ndonjë shqetësim. Sipas tij kontrolli i shëndetit të tiroides është shumë i rëndësishëm dhe në rastin e grave shtatzëna pasi fëmijët që lindin mund të kenë shumë probleme dhe gjithashtu mos ngjizja e një embrioni është gjithashtu shkak i tiroides.

“Çdo grua që mendon për të pasur një fëmijë e mira është që të kontrollohet gjendja tiroide jo vetëm për shkak të lindshmërisë, pasi ka shumë raste kur një grua ka probleme me tiroiden ka një mundësi të pakët për të lindur. Duhet që të trajtohet  një grua e cila dëshiron që të bëhet nënë. Fëmijët që kanë probleme me jodin kanë probleme me inteligjencën e fëmijës.

Tiroidja më shpesh prek moshat e thyera, por është e dallueshme dhe te moshat e reja. Kur një fëmijë apo një adult ka marrë nga prindërit pjesën e gjenomës, ky është një gjen që mund të shfaqet pas 20 apo 30 vitesh. Në rast se fëmija nuk ka një lloj inteligjence është e rëndësishme që mësuesit të raportonin një gjë të tillë po ashtu dhe te gratë të cilat e kanë problem ngjizjen e një embrioni.

Kanceri i tiroides nuk është aq agresiv, tumor është në konotacionin beninj nuk është patologji e keqe por mes tyre kemi dhe ato malinje dhe janë të keqe”, është shprehur ndër të tjera mjeku.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë