Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Eliminoni njollat kafe të lëkurës me këtë perime

Një nga mjetet natyrale që ndihmon në zbardhjen e njollave të errëta në lëkurë janë patatet.

Ju mund të aplikoni lëng patatesh të ziera ose feta të hollë patateje në zonat e errëta të lëkurës.

I lini për 10-15 minuta dhe më pas e shpëlani lëkurën me ujë të ngrohtë.

Nëse e aplikoni këtë çdo ditë, pas 7-8 ditësh do të vëreni ndryshimet e para.

Gjithashtu mos harroni edhe fuqinë e aloe verës, sidomos nëse ju ndodhet një e tillë në shtëpi.

E prisni atë përgjysmë dhe xhelin e aplikoni tek njollat kafe të lëkurës.

E lini të thahet për 20 minuta.

Në fund me ndihmën e një peshqiri dhe ujë të vakët pastrojeni.

Përsëriteni disa herë në javë këtë trajtim.

Të dyja trajtimet rekomandohen për njollat kafe që gjendet tek duart dhe tek shpina.

/Shqip.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë