Për shkak të faktorëve të ndryshëm të stilit të jetesës dhe gjeneve, shumë njerëz luftojnë me çështje që lidhen me tiroiden. Tiroidja është një gjëndër në formë fluture që ulet poshtë në pjesën e përparme të qafës, sipas WebMD, dhe është përgjegjëse për ndikimin e metabolizmit, rritjes dhe zhvillimit dhe temperaturës së trupit.
Dr. Dixa Bhavsar ndau informacione rreth këtij organi jetik, ajo tha: “Tiroidja është shpirti i sistemit endokrin. Nëse tiroidja juaj çekuilibrohet, të gjitha funksionet e trupit tuaj ndikohen – metabolizmi, nivelet e energjisë, temperatura e trupit, fertiliteti, shtimi/humbja e peshës, periodat, shëndeti i flokëve, disponimi (shëndeti mendor) dhe rrahjet e zemrës”.
Ajo sugjeroi tri këshilla për shërimin e tiroides përtej mjekësisë. Hidhini një sy këtu:
* Gjeni pikën e lidhjes midis gishtit tregues dhe gishtit të madh dhe shtypeni butësisht 20-50 herë në të dy duart tuaja. Praktikoni këtë çdo ditë në mëngjes.
*Praktikoni rregullisht 2 qëndrime joga.
*Gjumi i rehatshëm – “Gjumi i rehatshëm ndihmon në detoksifikimin optimal të mëlçisë, i cili ndihmon në metabolizimin e hormoneve tiroide”.