Pas reshjeve të fundit në vend, në disa komuna janë aktivizuar ekipet emergjente.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se tashmë ekipet emergjente janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.
“Në orët e hershme të mëngjesit, sot ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë në sipërfaqe”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dalë në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme.