Mar, Pri 2, 2024
Banner Top
Banner Top
Efektet pozitive të Zinkut në shëndetin tonë

Zinku luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar dhe tabletat që përmbajnë zink mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e një ftohjeje.

Derisa kohë pas kohe po paraqitet gripat e pranverës, është mirë të dini se si zinku mund t’ju ndihmojë ta kaloni atë në mënyrë sa më të suksesshme.

Zinku është një mineral thelbësor që gjendet në të gjitha qelizat e trupit, ndër të tjera merr pjesë në sintezën e acidit deoksiribonukleik dhe proteinave dhe ndihmon sistemin imunitar në luftën kundër baktereve dhe viruseve.

Zinku mund të ndihmojë gjithashtu procesin e shërimit te njerëzit me plagë ose ulçera të gjata.

Megjithatë, avantazhi dhe përfitimi më i madh i zinkut është se ai mund të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes, gjë që është mirë të dihet me afrimin e një sezoni tjetër të ftohjes dhe gripit.

Gjithashtu, një sasi e mjaftueshme e zinkut në trup shoqërohet me rënie më të shpejtë në gjumë dhe cilësi më të mirë të gjumit.

Doza ditore e rekomanduar e zinkut ndryshon nga personi në person, por shumica e grave të rritura kanë nevojë për tetë deri në 12 miligramë dhe shumica e burrave të rritur kanë nevojë për 11 miligramë zink në ditë.

Kur kërkojmë zink në ushqim, e gjejmë atë në sasitë më të larta në mish, peshk dhe goca deti.

Ai gjendet në sasi të caktuara edhe në burimet bimore, si farat e kungullit dhe thjerrëzave, ndërsa nuk është i bollshëm tek frutat dhe perimet.

Mund të gjendet gjithashtu në drithërat e fortifikuara që zakonisht hahen për mëngjes.

Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm zink nga ushqimet që hanë dhe nuk kanë nevojë për suplemente zinku, shkruan Shqip.com.

Por disa njerëz mund të përfitojnë nga marrja e suplementeve të zinkut, veçanërisht këto grupe:

1. Njerëzit me çrregullime të tretjes si sëmundja celiac, koliti ulceroz ose sëmundja e Crohn
2. Vegjetarianët dhe veganët (pasi bimët janë burimi kryesor i proteinave)
3. Njerëzit që pinë shumë alkool (pijet alkoolike zvogëlojnë sasinë e zinkut të përthithur nga trupi)

Shenjat e mëposhtme mund të tregojnë mungesë të zinkut në trup:

1. Numbja e shijes dhe erës
2. Shërimi i ngadalshëm i plagëve
3. Probleme me të menduarit, arsyetimin dhe kujtesën

Disa njerëz mund të përfitojnë nga marrja e tabletave të zinkut brenda 24 orëve nga fillimi i simptomave të ftohjes (dhe më pas çdo dy deri në tre orë ndërsa janë zgjuar deri në një javë), pasi kjo mund të shkurtojë kohëzgjatjen e sëmundjes.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të zinkut, duke përfshirë sulfatin e zinkut, acetatin e zinkut dhe glukonatin e zinkut, por nuk dihet se cila formë është më e mirë se të tjerat. Megjithatë, acetati i zinkut është provuar të jetë më i miri veçanërisht për ftohjet.

Kur është koha më e mirë për të marrë një suplement zinku?
Në përgjithësi, nuk ka një kohë specifike të ditës kur duhet të merret zinku. Nëse vëreni se keni të përziera kur e merrni me stomakun bosh, merreni me vakt.

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni përfitime shtesë sepse zinku absorbohet më mirë kur merret me proteina. Prandaj, marrja e zinkut me një mëngjes të pasur me proteina mund të jetë një opsion i shkëlqyeshëm.

Sa shpesh duhet të merrni zink?
Varet nga personi në person, është mirë të konsultoheni me një mjek. Nevojat mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të trupit tuaj.

Nëse merrni një dozë të vogël zinku, në formën e një multivitamine, është e sigurt për ta marrë atë çdo ditë, veçanërisht nëse nuk konsumoni sasi të mëdha zinku në dietën tuaj të përditshme.

Por rekomandohet që të mos merren doza të mëdha zinku për më shumë se dy javë, përveç rasteve kur mjeku ka përshkruar ndryshe.

Youtube

Arkiva

Kategoritë