Ajri i kondicionuar është një lehtësim që na mirëpret kudo në verë: në zyrë, në supermarket, në autobus, në makinë dhe në shtëpi. Megjithatë, duhet pasur kujdes dhe gjithashtu duhen marrë parasysh pasojat negative.
Përveç dhimbjes klasike të fytit dhe qafës së ngurtë, përdorimi i tepërt i ajrit të kondicionuar është një kërcënim për mirëqenien tonë.
Përdorimi i saj me kujdes është mënyra më e mirë për të përfituar nga një prej aleatëve tanë më të mirë kundër të nxehtit.
• Çrregullime të frymëmarrjes
Ndikimi i parë i ajrit të kondicionuar ndodh në sistemin e frymëmarrjes, shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të papritur të temperaturave. Stresi që prodhon kalimi nga nxehtësia shtypëse në të ftohtët e një supermarketi ose një zyre mund të shkaktojë më shumë se një shqetësim.
• Infeksionet virale
Një tjetër pasojë e zakonshme e ajrit të kondicionuar është rritja e infeksioneve virale, shpesh të favorizuara nga një sistem imunitar disi i dobësuar. Në një dhomë me ajër të kondicionuar dritaret duhen mbajtur të mbyllura; ajri qarkullon, por nuk ka ajër të pastër.
• Dehidratim
Dehidrimi është një tjetër pengesë për ata që kalojnë shumë orë në një dhomë me ajër të kondicionuar. Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë është përcaktuar kryesisht nga fakti që kondicioneri filtron dhe heq lagështinë.
• Dhimbje koke
Dhimbjet e kokës janë një nga efektet anësore më të zakonshme që sjell përdorimi i ajrit të kondicionuar për orë të tëra, veçanërisht kur dallimi mes temperaturave jashtë dhe brenda është i dukshëm.
• Thatësi syri
Thatësia e syrit, shpesh e shoqëruar me kruajtje, skuqje dhe acarim syri është një tjetër efekt negativ, sidomos tek njerëzit të cilët tashmë kanë tendencë të vuajnë nga ky problem.
• Redukton aftësinë për të përballuar të nxehtin
Nëse kaloni një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar, ju mund të bëheni më intolerantë ndaj temperaturave të nxehta. Ajri i kondicionuar, në momentet më kritike të verës, është një lehtësim, zgjidhja është një përdorim i përgjegjshëm dhe i moderuar.