Edukimi shëndetësor apo më saktë Edukimi për Shëndetin, është një process që synon të arrijë
ndërgjegjësimin e njerëzve për rritjen e përgjegjësisë dhe të veprimtarisë së tyre – si individuale ashtu edhe në grupe për ruajten, mbrojtjen, mbarëvajtjen dhe përmirësimin në vazhdimësi të shëndetit.
Edukimi shëndetësor konsiston në:
- Informimin – sa më të mirë të njerëzve lidhur me shëndetin përmes pajisjes me njohuritë dhe dijenitë e nevojshme për të ndihmuar ata në formimin e mendimit të tyre sa më logjik se si duhet vepruar në qëndrimet dhe bindjet e tyre përkatëse që lidhen me shëndetin për të arritur në zbatimin e metodave dhe mënyrave parandaluese përmes sjelljeve, shprehive dhe praktikave të jetës së përditshme. Edukimi për shëndetin është një proces ndërhyrjeje sociale që zgjat gjithë jetën e që fillon me lindjen e njeriut. Në këtë proces përfshihen shumë struktura dhe segmente të jetës shoqërore.
Ndër to më kryesoret janë gjashtë kategori:
- Familja
- Edukatorët dhe arsimtarët
- Personeli shëndetësor
- Përpunuesit e opinionit shoqëror
- Udhëheqësit dhe drejtuesit
- “Peer groups”
Sa i përket metodes së edukimit shëndetësor, aplikohen dy metoda: - Metoda individuale, të cilën ne e praktikojmë ne qendrat e mjekësisë familjare dhe institucionet tjera
shëndetësore. - Metoda në grupe, që praktikohet në sheshe, shkolla, apo ne institucione tjera, jashtë atyre shëndetësore.
Gjithashtu, një mjet I rëndësishem për promovimin e edukimin shëndetësor jane edhe mediat, të cilat
nëpërmjet programeve të ndryshme, do të mund ta luanin një rol mjaftë informues.
Roli infermieror në edukimin shëndetësor
Edukimi shëndetësor është një nga aspektet më të rëndësishme dhe një sfidë për rolin e infermieres. Infermieret përbëjnë një nga grupet më të mëdha (në mos më të madhin) të punonjësve shëndetësorë dhe kanë kontakte të shpeshta me publikun. Për këtë arsye, siç tregon dhe shembulli i Florence Nightingale, ato kanë një potencial të jashtëzakonshëm për të influencuar mbi shëndetin e njerëzve dhe kështu edhe të kombi duke u shtrirë përtej administrimit të terapisë dhe duke fuqizuar cdo mjet që ata përdorin per ti ndihmuar pacientët dhe familjet në zhvillimin e sjelljes efektive shëndetësore, dhe ndërrimin e stilit të jetës që i predispozon njerëzit ndaj rreziqeve jetësore.
Sigurisht infermieret nuk janë të vetmet punonjëse shëndetësore që kanë përgjegjësinë e edukimit dhe
promovimit të shëndetit; grupe dhe punonjës të tjerë duhet të njohin rolin e tyre në mënyrë që infermieria të përmbushë potencialin e saj/e tij si edukatore shëndeti.
Prandaj, infermierja duhet të zë mundësinë e dyfishtë brenda dhe jashtë organizimit të kujdesit shëndetësor për të lehtësuar mirëqenjen. Ambienti edukativ mund të përfshije shtëpitë, spitalet, qendrat shëndetësore të komunitetit, vendet e punës, organizimet e sherbimit, strehimoret, dhe veprimet e konsumatorëve ose grupet përkrahëse.
Infermierja ka për qëllim:
- T’i inkurajojë pacientët të zbatojnë regjimin e tyre terapeutik,
- Të bëjnë ndryshime në stilin e jetës dhe të zbatojnë aktivitete specifike që promovojnë dhe mirëmbajnë
shëndetin. - Shembujt e zakonshëm të sjelljes që e lehtësojnë shëndetin, përfshijnë marrjen e medikamenteve të
përshkruara - Mirëmbajtjen e dietave të shëndetshme, rritjen e aktiviteteve të përditshme,
- Vetë-monitorimin për shenjat dhe simptomet e sëmundjes,
- Praktikimin e masave specifike të higjienes,
- Rrezikun nga obeziteti (shkaktar I shumë sëmundjeve të tjera),
- Vetë-kontrolli i glikemisë, kujdesi ndaj hipertensionit etj.
Nga kjo përmbledhje e shkurtër, mund të vijmë tek përfundimi se një popullatë e mirëinformuar dhe edukuar në fushen e shëndetit, i kushton shumë më pak individit, institucioneve dhe mbarë shtetit.