Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë edhe një person i infektuar me COVID-19 , i cili ishte nga Komuna e Ferizajt.
“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.