Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Edhe një person ndërron jetë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut,  konfirmon se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra.

“Pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore “- njofton Alsat-M.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga virusi korona, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë