Përveç komunës së Prishtinës që ka hapur tender për trajtimin e qenve endacakë, të njejtën gjë e ka bërë edhe komuna e Gjakovës.
Për trajtimin e qenve endacakë komuna e Gjakovës planifikon të shpenzoj 50 mijë euro.
Sipas njoftimit, afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 prill.
Kujtojmë se qentë endacak mbetet njëra ndër shqetësimet më të mëdha të komunave, pasi jo rrallë herë sulmojnë edhe qytetarët. Rastet e sulmeve nga këta qen ende janë të shumta, prandaj kujdesi i shtuar për trajtimin e tyre është i nevojshëm. /familjajone