Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Edhe katër komunave të tjera ju ndalohet qarkullimi pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/ banesave të tyre edhe në disa komuna të tjera.

“Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë”.

“Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë