Nga 649 teste të realizuara brenda 24 orëve, 41 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 300, njofton Alsat-M.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 17.
Në Kumanovë janë regjistruar 11 të infektuar, në Prilep pesë, Tetovë tre, kurse në Kavadrac, Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Negotinë ka nga një të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
56 persona kanë vdekur nga koronavirusi.