Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar që sot kanë rezultuar 3 raste pozitiv pas testimit nga Laboratori Mikrobiologjik.
Deri më sot, numri i të infektuarve me virus në Kosovë ka shkuar në 227.
Ndërkaq, sipas njoftimit, një person sot është shëruar, në total numri i të shëruarve është 38.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq. Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”, thuhet në njoftim.