Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top

Edhe dymbëdhjetë ekonomistë të diplomuar në studimet master, i janë shtuar Kosovës në programet e Universitetit të Staffordfshire dhe Kolegjit Riinvest.

Të lumtur me punën dhe suksesin e arritur janë shprehur studentët, të cilët kanë diplomuar në programin e Universitetit të Staffordshire-it, në degën Administrim Biznesi.

Studentja e diplomuar Flaka Çitaku, ka thënë se ka punuar shumë gjatë studimeve dhe se njohuritë e fituara do t’i ndihmojnë në punën e saj. 

Në këtë program, ka diplomuar edhe Visar Kelmendi, i cili ka thënë se periudha e pandemisë ua ka vështirësuar përgatitjet, mirëpo sipas tij i gjithë mundi është shpërblyer.

Rektori i Kolegjit Riinvest, Armend Muja, ka theksuar se që nga fillimi i bashkëpunimit mes Universitetit të Staffordshire dhe Riinvestit, kanë diplomuar gjithsej 200 studentë.

E lumtur me arritjet e studentëve të saj është shprehur edhe udhëheqësja e programit të lëndës së strategjisë dhe menaxhmentit, Diana Lekaj.

Në këtë ceremoni ka diplomuar gjenerata e fundit e studentëve të programit Administrim Biznesi të Universitetit Staffordshire në Kosovë, përmes Kolegjit Riinvest./Kanal10

Arkiva

Kategoritë