Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
” EC ME KËPUCËT E MIA”, 21 marsi dita botërore e sindromës Down

21 marsi ishte dita e botërore e sindromës Down, për shënimin e kësaj dite shoqata Down Syndrome Kosova nën moton “Ec Me Këpucët e Mia”, organizoi marsh nën patronatin e Presidentës të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu.

Gjatë kësaj dite edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës Down Syndrome Kosov, Sabahate Hajdini-Beqiri, së bashku me bashkëpunëtorë, prindër e fëmijë të shoqatës. Kryeministri e përgëzoi znj. Hajdini-Beqiri dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe përkushtimin për të ndihmuar këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Po ashtu, sot ora e parë mësimore në shkollat e Kosovës iu dedikua personave me sindromin Down, me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë në orën e parë të mësimit që i është kushtuar Sindromës Down.

Ndërkaq, në orën 13:50 filloi marshi nga ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe vazhdoi me ecje deri te Sheshi ”Zahir Pajaziti”, këtij marshi iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se Prishtina do ta ketë prioritet përmbushjen e potencialit të secilit individ dhe do të jetë e hapur për realizimin e këtij qëllimi.

Në këtë marsh nuk mungoi as deputetja, Duda Balje, e cila përmes fotografive ndau disa nga momentet e kësaj dite me mbishkrimin “Sepse të dua!”.

Moto “ Ec Me Këpucët e Mia” bartë mesazh mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down, sfida nëpër të cilën kalojnë personat me sidromë Down prindërit/familja mund të kuptohet vetëm nëse je në vend të tyre.

Arkiva

Kategoritë