Një e mitur është sulmuar seksualisht në një motel në Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Ferizaj (NN) 21.05.2021 – 18:30. Ankuesja femër kosovare (e mitur) ka informuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Kujtojmë që dje u raportua për dhunimin e një vajze nga dy burra në Mitrovicë, shkruan “Jepi zë”.
Për këtë, sot do të protestohet në sheshin e Mitrovicës.